Disa marrëdhënie nisin me shtrëngime duarsh dhe me shikime në sy. Ka nga ato çifte që zgjidhin ta marrin shtruar lidhjen e tyre, mirëpo ka edhe nga ata që nxitojnë…Gjuha e trupit në fakt ju zbulon disa të vërteta rreth marrëdhënies suaj. Mësojini tani:

Çdo gjë është në rregull, ju e pëlqeni njëri-tjetrin

Ju vini re se partneri nuk ua ndan shikimin për një kohë të gjatë. Nëse ky veprim përsëritet, të jeni të sigurt se ai ju pëlqen.

Nëse gjatë një bisede partnerja përpiqet të afrohet pranë jush, kjo është një shenjë interesimi për ju.

Nëse një vajzë është e lumtur me ju, ajo e përkul trupin e saj drejt jush.

Meshkujt në këtë rast, po përpiqen të duken më të mëdhenj dhe më të fortë.

Nëse vini re se se duart tuaja prekin njëra-tjetrën vazhdimisht edhe pa vetëdije, atëherë të jeni të sigurt se mes jush ka kimi.

Diçka nuk po shkon mirë, duhet të flisni

Ju gjithmonë përpiqeni për t’i thënë diçka partneres suaj, mirëpo ajo nuk është në humor asnjëherë; trupi i saj largohet nga ju, nuk ju shikon në sy. Këto janë shenja të pakushtëzuara të problemeve dhe antipatisë.

Kur gjysma juaj më e mirë po përpiqet t’ju shmangë në intimitet, puthjet e tij janë bërë formale, para se të flini ai kthehet direkt në anën tjetër, ky është një alarm për marrëdhënien tuaj.

Nëse vazhdimisht ju bëni batuta me partnerin tuaj, mirëpo ai nuk qesh, atëherë ju nuk jeni më interesante për të.

Trupat “bllok” gjatë një bisede, siç janë duart dhe këmbët e kryqëzuara, janë një arsye për të menduar nëse çdo gjë është në rregull në marrëdhënien tuaj. Nëse zëri i tij është i paqëndrueshëm, fjalimi është i lodhshëm dhe sytë e tij janë gjithnjë poshtë, është diçka urgjente që i duhet kushtuar vëmendje.

Ju gjithashtu duhet të shqetësoheni nëse partneri juaj nuk i ndjek rregullat e thjeshta të etikës; si mos hapja e dyerve për ju, ose ecja në të njëjtin hap. Është e njëjta situatë me vajzat: nëse flet shumë në telefon, ajo ju ka harruar juve. Nëse keni dalë për një shëtitje dhe partneri ecën përpara jush dhe nuk shikon as pas për juve, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj ka filluar të zhduket.