Jeta e Meghan Markle në këtë periudhë duket perfekte. Dukesha e Sussex së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë dhe po përgatitet për të marrë detyra të mëdha mbretërore që tani. Këto detyra sigurisht që kanë të bëjnë me mbretërinë, sepse ajo hoqi dorë nga karriera e saj si aktore, në momentin kur u bë publike lidhja e saj me princin Harry. Mirëpo, sipas Marie Claire, Meghan mesa duket po mendon t’i rikthehet aktrimit për sezonin e fundit të “Suits”.

Asaj i janë ofruar miliona dollarë për të risjellë rolin e Rachel Zane. Meghan po mendon ta pranojë këtë ofertë jo për shkak të milionave, sepse ajo tashmë i ka nga familja mbretërore, mirëpo Dukesha dëshiron t’i dhurojë milionat për organizatat e bamirësisë që ajo që ka krijuar. Ky në fakt është një gjest për t’u vlerësuar nga ana e saj, nëse ajo pranon sigurisht të jetë sërish pjesë e “Suits”.