Është e vështirë të gjesh një person që nuk ka kaluar një situatë të vështirë ndarjeje në dashuri. Mirëpo, siç thonë çdo e keqe e ka një të mirë; pas ndarjes çiftet, sidomos gratë e shikojnë jetën me një tjetër sy. Çfarë ndryshon në jetën e një gruaje pas ndarjes? Lexoni më poshtë:

Asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur

Së pari, do të ndiheni keq për veten, do të vuani, por ajo që duhet të bëni është të mendoni për kohën që keni kaluar së bashku dhe të flisni me miqtë tuaj për çdo gjë. Ju do të kaloni netë të gjata pa gjumë dhe mund të humbisni edhe oreksin tuaj, por duhet të ecni përpara. 90 ditët e para pas ndarjes me dikë janë më të vështirat. Mirëpo, ato janë edhe provat për mbijeteësë. Ajo që rekomandohet është të mos merrni vendime të nxituara, por t’i kushtoni vëmendje pamjes dhe shëndetit tuaj.

E njihnit shumë pak veten tuaj

Në marrëdhënie njerëzit shpesh bëjnë aq shumë kompromise saqë harrojnë atë çfarë dëshirojnë dhe kush janë në të vërtetë. Ju nuk dëshironi të krijoni një konflikt me partnerin dhe prandaj mundoheni të bëni çdo gjë që ata kërkojnë. Pas ndarjes, është koha për të bërë atë që ju pëlqen vërtet. Ju filloni ta ndihni më mirë veten.

Qëndroni sa kohë në qetësi

Sigurisht që ju pas ndarjes ndoshta nuk keni mundësi të shkoni në pushime si njerëzit në filma. Por mund të provoni të meditoni në shtëpi. Ajo që rekomandojnë psikologët është çlirimi i vetes. Kjo do të thotë se ju duhet të lini të gjitha pajisjet tuaja për një orë dhe të kaloni këtë kohë në heshtje me veten. Kjo do t'ju japë një shans për të marrë frymë dhe për të parë rreth vetes. Ju do të keni një kuptim më të thellë të asaj që dëshironi të bëni.

Është më mirë të jesh single sesa vetëm në një marrëdhënie

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit i mbajnë marrëdhëniet e tyre është frika për të qenë vetëm. Ideja e të shikuarit vetëm një film, ose të qëndruarit vetëm në fundjavë është e tmerrshme për disa. Mirëpo, më mirë është të jesh vetëm ndonjëherë pa askënd përreth sesa me njerëz plot dhe vetëm në shpirt.