Sot, një prej spikereve më të njohura të ekranit, me një eksperiencë të gjatë në ekran, Viol Xhafaj dikur nuk ka qenë kështu. Ju, me siguri, e keni spikatur simpatiken që del çdo ditë në ekran, me profil elegant, por fëmijë, Viol ishte një natyrë krejt tjetër – jo vetëm nga ato vajzat rebele që luajnë më shumë me djem se me vajza, por shumë më shumë se kaq.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

#edicioniipare#nisjaetransmetimit#kepeucetereja#elisabettafranchidress#a2news fotocredit @edonshkembi @elisabettafranchi

A post shared by Viol Xhafaj (@xhafajviol) on

Pasditen e sotme, Viol ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me nënën e saj Liljana, e cila është mësuese në profesion. Gjatë emisionit, ata rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën dhe zbuluan detaje nga fëmijëria e spikeres së njohur.

Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli. Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit. Viol nuk shkonte kurrë tek parukierja, vetëm tek berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun. Viol tani është e rritur dhe ka marrë frenat në dorë dhe unë vetëm një porosi i jap, të cilën ajo e di çfarë është”,- tha Liljana.

Ndërkohë Viol shtoi se ka nisur të veshë fustane dhe të rrisë flokët kur nisi shkollën e lartë. “Kur jam larguar nga shtëpia e prindërve, nisa të rris flokët dhe të vesh fustane” – shtoi spikerja.

Nënë e bijë ndanë me publikun edhe detaje të tjera nga lidhja e ngushtë me familjarët, si edhe sekrete të profesionit.