Moda nuk ndalet kurrë dhe as njerëzit e apasionuar pas saj. Ky vit sapo ka mbërritur dhe ato për të cilat interesohen njerëzit që duan të ndjekin modën janë trendet e këtij viti. Disa prej këtyre trendeve shumë shpejt do t`i shihni gjithandej, nga revistat e modës, e deri te fotot e fashionisteve në rrjetet sociale. Nëse edhe ju jeni të interesuar për modën dhe dëshironi të dini çfarë do të mbizotërojë këtë vit, më poshtë po ju sjellim disa nga trendet e 2019-ës që nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.

Pantallonat super të shkurtra

Pantallonat super të shkurtra janë për vajzat që kanë këmbë të bukura për të treguar. Nëse dini t`i kombinoni do të dukeni trendi dhe me stil. Përveçëse i bëjnë këmbët tuaja të duken të gjata, ato po rikthehen sërish në modë.

Çizmet cowboy

Çizmet cowboy kthehen shumë shpesh në modë dhe mund të themi që edhe ky vit është i tyre. Kjo është koha perfekte për të bërë tuajat një palë çizme të tilla.

Guaskat

Aksesorët apo veshjet me guaska janë një “must” në gardërobën tuaj. Nxirreni sirenën tuaj të brendshme dhe shkëlqeni duke përdorur guackat këtë vit.

Streçet e çiklistëve

Edhe këtë vit streçet e çiklistëve do të pushtojnë Insagramin dhe rrugët e qytetit. Përveçse janë shumë praktike, duken shumë bukur dhe janë të preferuarat e vazjave të njohura të ekranit.

Puplat

Një trend i viteve `80, që është rikthyer shpesh në modë, nuk do të mungojë as në 2019-ën. Puplat do t`i shohim gjithandej, nëpër xhaketa, fustane dhe kudo tjetër.

Burimi: Harper`s Bazaar