Të rikthehesh në punë pas lindjes së bebit nuk është kurrë e lehtë. Për të gjitha nënat. Megjithatë, pjesa më e vështirë për nënat që rikthehen nuk është programimi i kohës që bebeve të tyre të mos u mungojë asgjë, por përballja e komenteve nga më të ndryshmet se duhet të qëndrojnë më shumë në shtëpi me bebet e tyre.

Ndërsa shumë prej pyetjeve janë mirëkuptuese, të tjerat janë vërtet të mërzitshme. Shiko këto komente që u bëhen zakonisht mamave të rikthyera në punë, por mos ia thuaj kurrë koleges që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë.

“Unë nuk mund t’ia besoj kurrë fëmijët e mi një personi tjetër”

As unë, ndaj edhe bëj të pamundurën për t’u kujdesur për ta.

"Uroj mos të ndahem nga fëmijët gjatë gjithë ditës”

Nëse mendon se konferencat, pagesat e faturave apo detyrat që të delegon shefi janë “ikje nga fëmijët”…

“Por bashkëshorti yt është shumë i suksesshëm…”

Po, edhe unë jam.

“Të paktën ke gjithë natën kohë për të bërë nënën”

Kam gjithashtu edhe mëngjesin dhe pasditen, ashtu si ti.

“Mendoj se e vogla ta ndien shumë mungesën.”

Edhe mua më mungon ajo, por po bëj më të mirën për të.

“Unë do të ndihesha në faj…”

Është shenjë e mirë që ti dhe unë nuk jemi njëlloj.

“Ndoshta, po të ishe në shtëpi, kjo nuk do të kishte ndodhur...”

Ndoshta, po të mos ishe kaq i mërzitshëm, më shumë nëna do të të donin.

“Ti u mungon vërtet në shtëpi”

Oh, ndoshta ke të drejtë… (ufff)

“Ndoshta nuk mund ta kuptosh sa e rëndësishme është koha… nuk je me ta gjithë ditën"

Por as ti, apo je me ta edhe gjatë shkollës?

“Nëse jeton në luks, s’ke nevojë të punosh.”

Nuk e dija që elektriciteti, ushqimi etj. janë lukse.

"Është shumë bukur kur ata të thërrasin nëpër shtëpi mamiiii”

Është po kaq bukur kur nënat e tjera të quajnë b*tch.

“Dukesh shumë e lodhur”

Po, sepse zgjohem herët në mëngjes, punoj gjithë ditën dhe kthehem në një shtëpi me fëmijë.

"Nuk i paske hequr kilet pas lindjes..."

Ohhh, kjo është e tepërt.