Vetëm pak ditë më parë, Ermira Çausholli ndau me të gjithë lajmin se është për herë të katërt në pritje të ëmbël, madje ka zbuluar edhe gjininë. Do të jetë një motër tjetër për tri vajzat e saj.

Pasditen e sotme, Ermira ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e kësaj pritjeje, që ndryshon nga tri të parat.

Vetëm një javë larg nga hyrja në muajin e gjatë të shtatzënisë, Ermira zbuloi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një motër për tri vajzat e saj më të rritura. Por u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt, madje theksoi se ajo dhe bashkëshorti janë pro familjeve të mëdha dhe fëmijëve, pa u ndikuar absolutisht në gjininë e tyre.

Veç bisedës dhe emocioneve të ëmbla që ndanë në studio, për Ermirën nuk munguan as surprizat. Vajza e saj e madhe, Gea, e përshëndeti me një videomesazh nga Austria. Vetëm pak sekonda pasi e bija u shfaq në ekran, Ermira e pati të vështirë t’i mbante lotët, duke treguar se sa e lidhur është me vajzën e madhe.