Ndryshe nga shumë personazhev të njohur televizivë, hermetikë e mjaft të rezervuar për detaje të jetës private, Hueyda El Sayed ka qenë gjithmonë e hapur me publikun dhe dashamirësit e saj për të rrëfyer detaje nga jeta private.

Një vit pas ndarjes nga partneri, me të cilin ka edhe një djalë, Gabriel, Hueyda ka gjetur sërish dashurinë, madje këtë e ka pranuar edhe publikisht. Tani, siç ka deklaruar ajo, është shumë e lumtur dhe po shijon një fazë të re të jetës së saj, e cila, me rritjen e Gabrielit bëhet gjithmonë e më e bukur. Po kush ëhstë dashuria e re e showgirl-it të njohur?

Pasditen e sotme, në një panel gazetarësh të ftuar në “Rudina”, për të folur për të rejat e fundit të botës së showbiz-it, nuk shpëtoi pa u përfolur edhe lidhja e re e Hueydës. Blogeri Olti Curri, gazetaret Iva Tico e Enxhi Lula diskutuan për disa prej lajmeve të javëve të fundit që janë komentuar më gjatë në showbiz. Si lajmi që Hueyda El Sayed ka gjetur sërish dashurinë.

Hueyda vetë ka pranuar se është më e lumtur se kurrë dhe ka publikuar një foto në rrjetet sociale me të dashurin e saj. Nuk dihet se prej sa kohësh janë bashkë, por tashmë ajo nuk ka pse ta fshehë lumturinë dhe njeriun që i ka rrëmbyer zemrën: “Hueyda El Sayed është një nga personazhet më fantastikë të showbiz-it shqiptar që nuk ka asgjë të fshehtë, është gjithnjë shumë e hapur dhe e gatshme të flasë. Edhe vite më parë ka qenë ndër të vetmit personazhe që i përgjigjej çdo lloj pyetjeje nga gazetarët. Ajo arriti të thoshte edhe që i shoqi e tradhtoi, ndërkohë që shumë të tjera nuk ia thonë as shoqes së ngushtë këtë”,- tha Iva Tiço, ndërsa Olti Curri shtoi se: “Hueyda edhe para se të ikte, ishte nga ato personazhe që mbushte kopertinën në moment të fundit. Ajo nuk është pa filtra, di ta ruajë jetën private dhe është shumë e zgjuar në këtë drejtim. Megjithatë, di të luajë shumë mirë. i dashuri i saj është drejtor i Institutit Financiar në Luksemburg dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët.

Ai quhet Tier dhe janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh. Hueyda më ka treguar se kur është ndarë nga bashkëshorti, e ka takuar si mik Tier-in dhe ky i fundit e pyeti për arsyen e ndarjes. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i rrëfeu se e dashuronte prej 5 vitesh”,- shtoi Olti.

Kaq mjafton për momentin. Për më shumë detaje nga partneri i Hueydës, i zbuloni në profilin e saj. Kur ajo të dojë vetë të tregojë më shumë.