Jo vetëm Meghan Markle, por edhe kunata e saj Kate dallon për stilin e saj dhe sidomos kur bëhet fjalë për aksesorët e flokëve. Dy prej aksesorëve që Kate riktheu në vëmendjen e të gjithëve duket se janë kthyer në trend dhe po i shohim gjithandej; në rrugë, në Instagram dhe në tapetin e kuq. Rrethi i madh i kokës është një aksesor që ajo e preferon shumë dhe ka frymëzuar shumë vajza që e kanë kthyer në një aksesor të pandarë për to. Po ashtu, këtë lloj rrethi e pamë edhe në sfilatat Pranverë/Verë 2019, të Pradës.

Fjongoja velvet është aksesori që “po bën namin” momentalisht. Nëse dëshironi të blini një aksesor flokësh, blini një fjongo velvet. Edhe ky është një prej aksesorëve të preferuar të dukeshës së Kembrixhit, që po e shikojmë kudo, madje edhe në tapetin e kuq, ku ia pamë Nicole Kidman-it. Është një aksesor që nuk kushton dhe do të ndryshojë pamjen tuaj totalisht.

Nicole Kidman në Golden Globes

Tani jemi të bindur që nëse ka diçka për të cilën dukesha nuk gabon kurrë, janë aksesorët dhe kapelet!