Klea Huta është jo vetëm një prej vajzave më simpatike të ekranit, por është edhe shumë e talentuar. E kemi parë shpesh në projekte të ndryshme televizive, si moderatore e këngëtare. Tashmë Klea ka një tjetër surprizë për publikun dhe kësaj radhe nuk ka lidhje me televizionin. Ajo do të hapë shumë shpejt një akademi që do të mbajë emrin e saj.

Ka qenë pikërisht Elgiti ai që na ka njohur me projektin e ri të partneres së tij, përmes një postimi në Instastory dhe më vonë Klea e ka konfirmuar këtë gjë. “Së shpejti, një projekt i madh”, -ka shkruar Elgiti. Më pas ai ka treguar se për çfarë bëhet fjalë duke zbuluar se akademia do të mbajë emrin “Klea Huta”.

Ne i urojmë shumë suksese Kleas në sipërmarrjen e re!