Ndodh shpesh që të harrojmë shumë gjëra gjatë ditës, madje edhe gjërat më elementare. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup, mos u shqetësoni, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të përmirësuar memorien tuaj. Filloni të ndryshoni rutinën dhe përvetësoni këto 7 zakone, të cilat do t`ju ndihmojnë të forconi kujtesën.

Merrni seriozisht palestrën

Sipas një studimi të University of Texas-Dallas, njerëzit e moshuar që ushtrohen kanë mendje më të mprehtë. Pjesëmarrësit e studimit u ushtruan tri herë në javë nga një orë. Përmirësimet u vunë re pas gjashtë javësh, edhe tek ata që më parë kishin bërë jetë sedentare.

Kini kujdes me alkoolin

Mund ta keni të nevojshme të pini një gotë verë apo birrë pas një dite të lodhshme, por mos e teproni. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se njerëzit që konsumojnë alkool përballen me probleme me memorien.

Merrni një sy gjumë kur e ndjeni të nevojshme

Gjumi i mirë do të bëjë të ndiheni më mirë, më pak të stresuar, më të përqëndruar dhe në humor më të mirë. Një studim i Universitetit të Harvardit ka dalë në përfundimin se studentët që pasi trajnoheshin, merrnin një sy gjumë kishin performancë dhe memorie më të mirë se ata që nuk e bënin.

Dilni nga rutina

“Nëse mendoni që aventura është e rrezikshme, provoni rutinën; është vdekjeprurëse”, ka shkruar Paolo Coelho. Eksperiencat e reja e ndihmojnë trurin ta kujtojë dhe ruajë më mirë informacionin. Kështu që dilni nga rutina dhe bëni gjëra të reja.

Nëna juaj ka të drejtë: Hajini perimet

“Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Për të pasur një memories sa më të mirë duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme. Lakra jeshile, spinaqi dhe brokoli janë disa prej perimeve që ndihmojnë për kujtesën.

Çlodheni mendjen

Duhet ta gjeni patjetër kohën për t`u çlodhur dhe për të lënë paksa mënjanë streset dhe problemet e ditës. Përveçse do t`ju ndihmojë të relaksoheni, meditimi do t`ju bëjë shumë mirë për memorien. Nëse e keni të pamundur të meditoni, atëherë gjeni kohën të qetësoheni, merrni frymë thellë, dëgjoni tinguj relaksues.

Pini diçka që ka kafeinë

Çaj, kafe, soda… zgjidheni vetë. Përtej faktit që mund ta keni të nevojshme në mëngjes, kërkimet kanë treguar se kafeina i bën shumë mirë memories. Kështu që konsumoni një filxhan kafe apo çaj gjatë ditës.