Dukesha e Sussex Meghan Markle po shijon ditë të lumtura pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Edhe pse shtatzënë, Meghan nuk ka hequr dorë nga angazhimet e saj mbretërore. Në një prej takimeve të saj për organizatat e bamirësisë që ajo ka krijuar, Meghan u shfaq me një fustan të zi nga Hatch dhe me një pallto bezhë nga Oscar de la Renta.

Si gjithmonë Dukesha ishte kujdesur që veshja të ishte e kuruar në detaje, mirëpo ne sytë në fakt na mbetën tek këpucët e saj nga Gianvito Rossi dhe jo për faktin se ishin me dizenjo leopardi, por sepse ato ishin transparente. Meghan di gjithmonë se si t'i thyej “rregullat” e pallatit mbretëror. Nëse po mendoni me vete sesa kushtojnë këto këpucë, mund të bëhen tuajat për 790 dollarë.