Përmban vetëm 35 kalori në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera ushqyese.

– Brokoli ka veti anti-tumorale, 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).

-Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C).

-Është i dobishëm për personat që kane probleme me hipertensionin (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancimin e tensionit arterial duke larguar natriumin brenda qelizave).

Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100gr :

– 5 gr Karbohidrate

– 6,64 gr Fibra

– 0,37 gr Yndyrë

– 2,82 gr Proteina

– 89,2 mg Vitaminë C

– 0,73 mg Hekur

– 21 mg Magnez

– 66 mg Fosfor

– 316 mg Kalium

– 0,41 mg Zink

– 63 mg Acid folik (B9)

KUJDES

Për të marrë në maksimumin vlerat, këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër.

Mund ta konsumoni

– si sallatë me perime të freskëta ose dhe të ziera

– si përbërës në supa të ndryshme

– në omletë

– si pure me perime te tjera miks për vogëlushët tuaj.