“Ask me” rubrika më e rë në Instastory, ju ka dhënë mundësinë njerëzve të zakonshëm, por edhe vipave të tregojnë disa të vërteta rreth tyre, kur njerëzit i pyesin për gjëra të ndryshme. Modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka zgjedhur 10 pyetjet më interesante që ndjekësit e saj kanë kuriozitet të dinë për të. E pyetur mbi 20 herë për këtë gjë: Afërdita ka vendosur të tregojë nëse ka plane për një fëmijë.

“Kur do të bëheni më fëmijë”,-ka pyetur ndjekësja e Afërditës.

Afërdita ka shkruar se ka marrë mbi 20 pyetje për këtë temë prandaj edhe është “detyruar” të përgjigjet.

“Në i duam fëmijët, por për momentin po e shijojmë njëri-tjetrin”,-ka shkruar Afërdita.

Mesa duket modelja dhe bashkëshorti i saj Jakub kanë vendosur ta shijojnë për disa kohë martesën e tyre dhe më pas të bëhen me fëmijë.