Në fillim të dhjetorit Nick Jonas dhe Priyanka Chopra i dhanë fund beqarisë me disa ceremoni të realizuara sipas traditave indiane dhe atyre amerikane. Dasma zgjati disa ditë dhe u komentua në të gjitha mediat botërore si një prej dasmave më të veçanta, pasi përzierja e dy kulturave ishte diçka që rrallëherë e kishim parë në një dasmë VIP. Menjëherë pas dasmës të gjithë prisnin muajin e mjaltit, i cili u shty për shkak të angazhimeve të çiftit.

Pasi kaluan pushimet në Alpet e Zvicrës, Nick me Priyanka-n u nisën për muajin e mjaltit në një vend të ngrohtë. Prej disa ditësh ata ndodhen në Karaibe dhe kanë ndarë foto dhe video nga parajsa tropikale ku ndodhen. Një mënyrë perfekte për të filluar vitin!