Shpesh Rozana Radi jep mesazhe shumë të rëndësishme sidomos për figurën apo rolin e gruas në shoqëri. Këtë gjë e ka bërë edhe në këngët e saj, shumica e të cilave vijnë me mesazhe të forta. “Ma thuaj ti” ka qenë një prej këtyre këngëve që na ka emocionuar shumë kur Rozana e ka interpretuar në skenën e Këngës Magjike. Kësaj radhe ajo ka zgjedhur Instagramin për të dhënë një mesazh të rëndësishëm duke ndarë disa fjalë të ndjera me ndjekësit.

Sapo e pashë këtë video më kaloi si një film gjithë jeta ime. M’u kujtuan të gjitha fytyrat e jetës! Në të gjitha jetët po të më kthenin përsëri do zgjidhja të isha grua. Në fund të fundit, ne dimë mirë se suksesi apo dështimi varet vetëm nga vendimet që ne marrim. Kam mësuar të mos dëgjoj mendimet e atyre që nuk kanë përvojën e duhur, por dëgjoj vetëm ata, të cilëve u kam kërkuar një këshillë. Nuk kënaqem kurrë me pak. Nuk kam frikë që zëri im të dëgjohet. Nuk kam ‘nevojë’ për një burrë për t’u ngjitur në karrierë. Jeta na ka mësuar të vazhdojmë përpara dhe pse ka qenë e vështirë. Mos ia lejoni kurrë vetes të jeni një opsion i një burri. Dhe mos lejoni plagët që keni marrë në jetë t`ju transformojnë në dikë që nuk jeni”, -ka shkruar Rozana një videon e aktores Margot Robbie, e cila përmes mimikës së fytyrës tregon ndjenjat e një gruaje gjatë jetës së saj.