Photo Courtesy: Revista Who

Është një prej moderatoreve më të dashura të ekranit që prej shumë vitesh drejton emisone shumë të suksesshme. Arbana Osmani edhe këtë sezon do të na shoqërojë të shtunave mbrëma me emsionin “Dua të të bëj të lumtur”, që siç thekson edhe ajo vet, është programi më gjithpërfshirës ndonjëherë. Në një rrëfim për Revistën Who, Arbana ka folur për emisonin, se çfarë ka mësuar ajo prej tij, si dhe për planet për të ardhur në ekran me një format të ri.

Photo Courtesy: Revista Who

Ajo ka treguar se mes fatkeqësive dhe historive frymëzuese, që trajtohen në “Dua të të bëj të lumtur”, ka mësuar shumë. “[Kam mësuar] që duhet ta jetojmë çdo ditë si të jetë e fundit, që duhet të jemi mirënjohës për atë çka kemi, që duhet të luftojmë për atë që duam, që duhet të duam veten në radhë të parë, sepse vetëm kështu mund të duam të tjerët; i gjithë ky program ka gjeneruar leksione jete, jo vetëm për mua”, -është shprehur Arbana.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Coming soon @revistawho @eraldorexho Video by @eduart_grishaj

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Ndërsa për sa u përket planeve për të ardhur me një tjetër format, Arbana nuk ka preferuar të zbulojë shumë. Megjithatë, ajo na la të kuptonim se do të vijë edhe me programe të tjera dhe që mezi po pret.