Photo Courtesy: Top Channel

Një prej historive që u trajtua sot në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Ardiasit, i cili ishte braktisur prej 10 vitesh nga e ëma në jetimore. Po ashtu, ai nuk njihte as të atin dhe nuk dinte asgjë për të. Ardiasi kishte ftuar të ëmën, Samijen, në program për ta pyetur për arsyen e braktisjes dhe për të mësuar kush ishte i ati.

Photo Courtesy: Top Channel

Samija rrëfeu se ishte detyruar të merrte një vendim të tillë për shkak të pamundësive ekonomike. Ajo tregoi ishte ndarë me të atin e Ardiasit që kur ai ishte 6-muajsh, pasi babai i tij nuk kujdesej për familjen dhe as nuk kontribonte ekonomikisht për rritjen e tyre. Edhe pse Ardiasi u shpreh se dëshironte të njihte të atin dhe të bashkonte familjen, Samija nuk pranoi t`i tregonte identitetin e tij, pasi sipas saj ai nuk e meritonte dashurinë e tyre. Një tjetër kërkesë e Ardiasit ishte të largohej nga jetimorja dhe të bashkohej me të ëmën. Me ndihmën e stafit, kjo dëshirë e tij plotësua.