Mund të jenë shumë gjëra ato që çiftet i lidhin fort me njëri-tjetrin, ashtu siç mund të jenë shumë karakteristikat që ata zbulojnë për njëri-tjetrin kohë pas kohe. Megjithatë, këto 10 gjëra mbeten pothuaj të pandryshueshme për çiftet që kanë shumë vite bashkë. Jeni edhe ju në këtë listë?

1. Bëni dush pa kryer marrëdhënie seksuale

Magjia e ujit të ngrohtë me shkumën që tretet mbi ju të dy. (Zakonisht, nëpër filma, sepse në realitet ju sapo keni zbuluar një nga gjërat që gjithë të rriturit duhet të mësojnë një ditë: Seksi në dush ta shpif.)

2. E përdorni banjën në të njëjtën kohë

Në një numër kombinimesh që përfshin dushi, lavamani dhe tualet.

3. Kontrolloni rrobat e palara, edhe të saj/atij

Kontrolloni dhe nuhatni rrobat e palara të partnerit tuaj njësoj si të ishin të tuajat. Disa do të thonin “e neveritshme”, por për ju është thjesht aroma e tij, që s’mund të jetë kurrë, por kurrë e tillë.

4. U këndoni këngë kafshëve tuaja

Me siguri, keni  me mijëra këngë në repertor për t’ia kënduar qenit ose maces. Dhe një ndër të preferuarat është dhe “It’s bubies dinner time”, kur e këndoni derisa, më në fund, Bubi ta mbyllë.

5. Analizoni qimet e çrregullta në fytyrën e njëri-tjetrit dhe çdo anomali trupore

"Inspektim në fytyrën e njeriut tim” quhet ndryshe koha kur shikoni në detaje dhe luani me qimet e gjata dhe të çrregullta të mjekrës së partnerit tuaj. Do t’i quanim thjesht një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës këto momente – e ka thënë edhe vetë Angeline Jolie.

6. Provoni rrobat e njëri-tjetrit

Edhe pse vithet gjigante mund të futen në xhinset e tij, një ditë ai veshi reçipetat dhe vraponte në kuzhinë duke bërtitur: “Hej, njerëz, unë jam Paola dhe kam cica, hahahaha”. Mos u shqetësoni, do ta shihni pas pak kohësh, e kam të regjitstruar.

7. I shkruani njëri-tjetrit nga cepat e ndryshme të së njëjtës dhomë

Mund t’i keni shkruar të dashurit ulur në po të njëjtin divan apo jo?

 

8. I vendosni njëri- tjetrit nofkat më të tmerrshme

Buki, Duki, tuçi, tuku, çuku. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e pseudonimeve magjike që e quani njëri-tjetrin privatisht.

9. Kuptoheni pa folur fare, thjesht dhe vetëm me sy

Praktikisht, jeni si dy binjakë që flisni mes jush gjuhën tuaj sekrete, por realisht është edhe më e frikshme, sepse nuk jeni farefis.

10. I bëni njëri-tjetrit torturën gudulisje

Nuk e dimë si dhe pse, por tortura e gudulisjes është gjëja që të gjitha çiftet bëjnë. Ekziston që prej kohërave më të lashta dhe është më e bukura dhe më e shpifura njëkohësisht.