Gjatë ditës na rrëmbën rutina, punët e angazhimet e shumta dhe i vetmi vend ku gjejmë qetësi dhe e mendojmë si ambient relaksi është, pa dyshim, shtëpia. Nëse ka diçka për të cilën ia vlen të investojmë, është pikërisht vendi ku do të jetojmë. Të zgjedhësh vendin që të përshtatet më shumë për të jetuar dhe që i plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat e tua nuk është aspak e thjeshtë.

Ndër gjërat kryesore që njerëzit dëshirojnë kur janë në kërkim të vendit që do të zgjedhin për të kaluar pjesën më relaksuese të ditës, është që të jetë shumë pranë qytetit, por larg zhurmave dhe ndotjes së tij. Duket e pamundur, por nuk është! Nëse prej kohësh jeni duke kërkuar një vend ndryshe për të jetuar, që përmbush nevojat dhe pritshmëritë tuaja, ne kemi një sugjerim.

Porta e Gjelbër është një rezidencë që e merr emrin pikërisht nga vendndodhja e saj, pranë Parkut të Liqenit, që cilësohet edhe si Kurora e Gjelbër e Tiranës, shumë pranë qytetit dhe njëkohësisht larg jetës së zhurmshme. Ndodhet në një nga pikat më të bukura të kryeqytetit dhe sjellë pranë jush një copëz nga Toskana, nga ku është frymëzuar për stilin e saj arkitektonik klasik. Kjo rezidencë ndodhet e rrethuar 360 gradë nga natyra duke u kufizuar me Pallatin e Brigadave dhe me Parkun e madh të Liqenit, me pamje nga kodrat e Petrelës dhe Mali i Dajtit. 

Porta e Gjelbër është një rezidencë banimi tërësisht private, me vetëm 39 familje. Ajo është e përbërë nga 5 vila bi-familjare dhe 34 apartamente elitare. Apartamentet janë të vendosur në 5 objekte 3 katëshe, të cilët kanë kryesisht 2 apartamente në kat. Vlen të theksohet fakti se ndërtesat zënë vetëm 20% të sipërfaqes prej 8.190 metra katrorësh të rezidencës, ndërsa pjesa tjetër (80%) është e përbërë nga gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike.

Është konceptuar dhe krijuar për të përcjellë qetësi, komfort dhe siguri në jetën e banorëve. Kjo gjë e bën këtë vend më të veçantë dhe më të preferuar nga njerëzit për të jetuar. Imagjino të zgjohesh përditë në një vend e rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër. A nuk është ajo që çdo njeri do të donte?

Përveç kësaj, Porta e Gjelbër ka një qasje të fortë ekologjike që përfshin përzgjedhjen e materialeve më të mira dhe investimin në sisteme avantgardë të burimeve të energjisë së rinovueshme. Jo vetëm kaq, por rezidenca është vendi më i sigurt për të jetuar duke të ofruar dhe shumë lehtësira, pasi përfshin sistemin e sigurisë, atë të mirëmbajtjes dhe concierge, për të siguruar cilësinë më të lartë të jetës në komunitet. Po ashtu, shërbimi i sigurisë private dhe survejimit ofrohet 24 orë në ditë, gjatë 365 ditëve të vitit, nga kompani të çertifikuara. Një tjetër avantazh është se kompania Orion ofron financim të investimit nga bankat partnere duke ofruar kolateralin e kompanisë.

Nëse do t'u hidhni një sy pamjeve të rezidencës është e pamundur të mos ju mbetet në mendje dhe në zemër.

Jeto rrethuar nga natyra!

Mëso më shumë në: www.portaegjelber.al

Telefono tani: +355 69 700 40 40