Masakra e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Unazës së Re, tronditi mbarë opinionin publik. Bashkëjetuesi i vajzës së familjes Mata, Majlind Lila, vrau prindërit e Nevilës pas një debati të ashpër mes tyre dhe më pas, veten. Sipas raportimeve në media, autori i krimit, ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonin prindërit e Nevilës, Bujar dhe Xhevahire Mata.

Por, për të parën herë, vetëm sot ka reaguar përmes një postimi në Facebook, vajza e çiftit të ndjerë. Nevila Mata, e cila prej disa kohësh jeton në Suedi bashkë me vajzën e saj, është shprehur në këtë status: "Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë. Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy.

Çfarë t'u them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur t'u shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete? Pse...?"!