Prej 3 sezonesh në Top Channel, Arbana Osmani drejton emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Në çdo puntatë, surprizë është një personazh i njohur i cili lumturon të ftuarit. Kryesisht kanë qenë të ftuar personazhe nga fusha e artit, por asnjëherë nuk kemi parë një politikan që është bërë pjesë e programit. Një komentues i ka kërkuar Arbanës në Instagram të ftojë ndonjë politikan, për t’i lumturuar edhe ata.

“Aman, fto ndonjë politikan aty se është shtrënguar një çikë puna që nuk po vjedhin dot hapur, jepi pak lumturi”,-shkruan komentuesi.

Me një fjalë pa hezituar aspak, Arbana thjesht shkruan “Kurrë”. Pra në emisionin e Arbanës, nuk do të shihni asnjëherë asnjë politikan.