Ngjyrat e ndezura do të dominojnë gjatë vitit 2019 në buzë. Shumë prej markave të njohura të buzëkuqëve kanë nisur të propozojnë trendet e tyre dhe ngjyrat që i shkojnë çdo lloj fytyre. Për të krijuar efekt të plotë në buzë, por edhe për t’u dhënë atyre më shumë volum, këto ngjyra do t’ju ndihmojnë.

E kuqe

Buzët e buta dhe me shkëlqim kanë qenë gjithmonë joshje për meshkujt. Megjithatë, ato mund të qëndrojnë mjaft mirë edhe gjatë ditës. Një ngjyrë e plotë e kuqe në buzë tani në dimër do t’jua shtojë edhe më shumë hijeshinë.

Boronicë

Një përzierje e lejlasë dhe pink-ut është gjithashtu një zgjedhje e zgjuar për stinën e dimrit. E fortë, joshëse dhe, mbi të gjitha, e përshtatshme për çdo ngjyre sysh. Në fytyrat me sy kafe, kjo është ngjyra perfekte.

Vera

Është po aq tunduese sa edhe vera. Ngjyra është e mrekullueshme për buzët e dimrit. Duke qëndruar me një grim të thjeshtë në pjesën tjetër, do të bëni që buzët të jenë më dominuese.

Çokollatë Mocha

Ngjyra e çokollatës është e shkëlqyer, sidomos nëse përzihet me portokallinë dhe kafen. Duket si një një çokollatë që shkrihet në buzë.

Portokallia nuk mbetet kurrë pas me trendet. 

Pink për lëkurat e bardha është perfekte.

Mos e lini asnjëherë Nude jashtë sezonit.

Korale, mahnitëse.