Martesa pa seks është një fenomen gjithnjë e më shumë i përhapur.  A është e mundur të vazhdosh një martesë pa seks? Me sa duket po, ose më mirë, shumë çifte italiane kanë sukses. Kjo thuhet në një artikull të kohëve të fundit të botuar në Affariitaliani.it, bazuar në një studim të zhigolosë së famshëm me emrin Aaron. Aktiv në të gjithë Italinë dhe Evropën, ai ka vënë re se shumë burra italianë kanë tendencë të neglizhojnë gratë e tyre për shkak të stresit dhe lodhjes. Këta të fundit, për të shmangur krizat e martesës apo divorcin, u drejtohen profesionistëve të dashurisë, psikologëve, psikoterapeutistëve, etj.

Zhigoloja Aaron shpjegoi se, sidomos gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, burrat neglizhojnë gratë për shkak të stresit (në 52% të rasteve) dhe lodhjes (në 45%). Megjithatë, në mënyrë paradoksale, pikërisht në këtë periudhë, gratë kërkojnë më shumë vëmendje. Kjo është ajo që doli nga anketa e bërë nga Aaron, i cili i kërkoi grave që morën pjesë në anketë të tregonin se kur e kishin pasur raportin e fundit në çift.

Shpesh dëshira zvogëlohet me kalimin e kohës dhe gratë, të mbetura vetëm, përdorin shërbimet e një udhëzuesi profesional. "Rastet janë trefishuar në 10 vitet e fundit dhe gjithashtu në raste të tjera të mos pasurit e raportit intim ose është bërë shumë i rrallë, ose gati 1 në 2 çifte e pranojnë hapur këtë", thotë Aaron. Por nuk ka asgjë për t'u frikësuar: arratisja nuk e rrezikon martesën, përkundrazi, e bën lidhjen më të fortë. "Për një grua arratisja në një takim me një zhigolo është zgjidhja ideale për të mos shkatërruar çiftin", shtoi ai.

Për më tepër, gratë nuk kërkojnë gjithmonë seks, nganjëherë mjafton që personi që qëndron përballë tyre të jetë i sjellësh dhe me pak humor edhe nëse nuk është partneri i tyre. Shkurtimisht, kalimi i kohës me një zhigolo nuk është sinonimi i tradhëtisë.