Anëtarët e familjes mbretëtore janë gjithmonë në vëmendjen e të gjithë publikut. Ndriçimi i tyre bëhet edhe më intensiv në raste të veçanta, si për shembull dasma mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle. Veshja, flokët dhe çdo detaj tjetër tek dukeshat është i rëndësishëm. Më poshtë ju mund të lexoni disa nga rregullat e bukurisë që nuk duhet t’i thyejnë asnjëherë zonjushat:

Jo buzëkuq i ndezur

Ju asnjëherë nuk do të shihni një grua nga familja mbretërore që vendos buzëkuq me ngjyra të ndezura. Në fakt për familjen mbretërore, çdo ngjyrë tjetër që nuk është rozë dhe nudë, nuk konsiderohet e përshtatshme.

Jo kontur

Kim Kardashian është mbretëresha e Instagram-t dhe është e fiksuar pas konturimit. Ndërsa, Mbretëresha e ardhshme e Suedisë, Victoria nuk e realizon asnjëherë konturimin. Ajo duhet të qëndrojë gjithmonë natyrale dhe e freskët.

Jo sy të rënduar

Zonjat mbretërore nuk i rëndojnë sytë, pasi kjo i bën të duken të zakonshme dhe ato preferojnë natyralen, sepse në ditët e sotme kur shumica e vajzave zgjedhin një grim të rënduar, princeshat nuk mund të jenë të tilla.

Grimi duhet të qëndrojë gjatë

Princeshat, mretëreshat dhe dukeshat zakonisht kanë një axhendë të ngjeshur gjatë ditës dhe marrin parasysh edhe kohën: me shi, erën, temperaturat e larta. Pra, ato janë gjithmonë të përgatitura dhe realizojnë një grim estetik që gjatë ditës ky makeup mos t’ju hiqet lehtë.

Jo lyerje në publik

Sipas rregullave të kozmetikës, është e papërshtatshme që gratë të lyhen në ambiente publike. Gratë mbretërore e kanë rrespetësisht të ndaluar këtë veprim.

Jo ngjyra të ndezura për thonjtë

Zonjat mbretërore preferojnë t’i mbajnë thonjtë e tyre të shkurtër dhe t’i lyejnë ato me një manikyr ngjyrë nudë. Është rregull që thonjtë e tyre duhet të duken të pastër dhe elegant.