Ndonjëherë në jetë të vijnë disa oferta të mira në momentin më pak të përshtatshëm. Në fakt për gazetaren e njohur Elona Duron, shtatzënia ka qenë një periudhë e bukur e jetës, mirëpo dy oferta të mira për në televizion i kanë ardhur në periudhën e pritjes së ëmbël. Në emisionin "Thumb" të Fatmës dhe Aulonës, Elona ka treguar se gjatë kohës që ishte shtatzënë, drejtuesit e Top Medias i kanë propozuar të moderonte emisionin e mëngjesit "Wake Up" me Enon.

Elona nuk mund të thoshte "po" sepse e para ishte shtatzënë dhe pas lindjes do të fokusohej tek djali.

"Nja dy oferta më të mira i pata kur isha shtatzënë. Njerëzit, drejtuesit e “Top Media” nuk e dinin që unë isha shtatzënë dhe më propozuan programe të përmasave edhe më të mëdha dhe nuk u thoja dot “po”. Përsa kohë e kisha ndarë mendjen që do i fokusohesha shtatzënisë dhe vitit pas… Kanë qenë zhurmat për emisionin e mëngjesit. “Wake Up” me Enon(më propozuan të nisja)“,- është shprehur Elona.