Vajzat që veshin këpucë me taka duken vërtet shumë bukur dhe ky është një fakt i padiskutueshëm. Gjithsesi, nëse vishni përditë taka ndiheni të lodhura dhe nuk jeni shumë rehat. Këmbët tuaja bëhen "copë" nga takat e larta sado bukur që dukeni. Bright Side në fakt na tregon disa truke se si t'i zgjedhim këpucët me taka më të rehatshme në mënyrë që mos të na shkaktojnë kaq shumë vuajtje.

Lartësia që ju duhet

Pa marrë parasysh sesa shumë i doni takat e larta, ju duhet të zgjidhni alternativat më modeste për përdorim të përditshëm. Nëse vishni çdo ditë taka të lartë, dëmtoni shëndetin. Mund të shfaqen edhe probleme me shtyllën kurrizore nëse i mbani veshur gjatë takat. Një shprehje thotë se "Bukuria vret", mirëpo pse të kaloni një ditë të parehatshme, kur me disa truke të vogla mund të dukeni bukur me taka, por njëkohësisht edhe të qëndroni rehat. Ndonjëherë duhet të alternoni takat e larta me këpucë të sheshta. Ajo çfarë ju këshillojmë ne është: gjatësia e takës së rehatshme nuk duhet t'i kalojë 4 cm. Kjo lartësi është më pak e dëmshme, zvogëlon ngarkesën në shpinë.

Një tjetër mundësi për zgjedhjen e këpucëve të rehatshme është t'i kushtoni vëmendje distancës mes thembrës dhe mesit të këpucës.

Sa më e lartë të jetë thembra, aq më e shkurtër do të jetë distanca. Një distancë prej 6 cm konsiderohet e sigurt, i bën këmbët të qëndrojnë në rregull me qëndrueshmërinë maksimale.

Numri i këpucës

Për të parandaluar dhimbjet e këmbëve, shpesh gratë përpiqen të shmangin këpucët më të vogla se numri i tyre. Ajo çfarë duhet të bëni gjithmonë vajza, kur zgjidhni një palë këpucë me taka, është t'i blini ato pak më të mëdha se numri i këmbës suaj. Në këtë mënyrë ato nuk do t'ju vrasin dhe do të ecni rehat.

Materiali

Si rregull, këpucët e përbëra nga materiale artificiale janë shumë të ashpra dhe duhet shumë kohë për të marrë formën e kurbës natyrore të këmbëve. Këpucët më të rehatshme janë ato të bëra nga kamoshi natyral ose lëkura.