Prej disa ditësh në median shqiptare po qarkullon lajmi se historia më e re e dashurisë në showbiz-in shqiptar mund të jetë ajo mes Dj Sardit dhe moderatores simpatike Jonida Vokshi. Në fakt, ky nuk është një hamendësim i momentit, por gjithçka nisi pas përgjigjes që vetë Dj i mirënjohur dha në studion e emisionit "Familja" në TV Klan. I pyetur nga Turjan Hysko se a ishte vërtet ai i lidhur me Jonidën, Dj Sardi nuk e mohoi diçka të tillë, madje me një buzëqeshje që i lexohej qartë në fytyrë ai tha: "Mbase"!

Mjaftoi kaq dhe në media u shkrua rreth të dyve dhe mundësisë se një raport dashurie kishte lindur mes tyre. Por, vetëm dje prezantuesja bukuroshe Jonida Vokshi, ka treguar versionin e saj të së vërtetës rreth gjithë kësaj historie. Për "Prive" ajo u shpreh: "Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, është shprehur ajo.

Dhe me këtë përgjigje, më në fund Jonida Vokshi i sqaroi të gjithë!