Ditën e djeshme, një avion i vogël u zhduk pranë Britanisë së madhe. Njëri prej dy personave që ndodheshin në bord ishte futbollisti i Premier Ligës, argjentinasi Emiliano Sala. Ai sapo kishte nënshkruar një kontratë me klubin e Cardiff City dhe ishte duke udhëtuar nga Nantes i Francës drejt Cardiff-it të Wellsit. Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit pranë Britanisë dhe rezulton i humbur prej ditës së djeshme.

Miqtë e futbollistit kanë bërë me dije se Sala e kishte parandjerë rrezikun dhe kishte qenë i frikësuar para se të nisej në udhëtim. Ai kishte udhëtuar disa ditë më parë me të njëjtin avion dhe ishte ankuar për pasiguri. Në momentin që ndjeu se diçka nuk shkonte, ai ka dërguar një mesazh zanor drejt një grupi miqsh.

Çkemi, si jeni? Unë jam shumë i lodhur. Isha në Nantes duke bërë shumë gjëra, por tani jam në një avion që duket se do të bëhet copash. Po shkoj drejt Cardiff-it, sepse nesër fillojmë. Pasdite nis trajnimin me skuadrën time të re”, -ka thënë ai. Më vonë ai ka dërguar një tjetër mesazh zanor: “Nëse nuk ju kontaktoj për një orë e gjysmë… mund të jetë e nevojshme të sjellin dikë për të më kërkuar. Jam i frikësuar!

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur.