Një prej të ftuarave të djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte Rudina Dembacaj. Mes të tjerave ajo ka folur rreth një problemi që po bëhet gjithmonë e më shqetësues, sidomos për të rinjtë, për mbipeshën. Ajo është kthyer pas në kohë, në periudhën që ka qenë gjimnaziste, kur vuante nga mbipesha. Rudina ka qenë mbipeshë nga viti i parë gjimnaz deri në vitin e katërt, kur për shkak të ndërlikimeve shëndetësore iu desh të merrte vendimin për t`u dobësuar.

Në vit të parë në gjimnaz zbuluam sufllaqet dhe u shëndosha shumë. Kam qenë 87 kilogramë dhe m`u deshën tre vite që të humbja peshë në mënyrë të shëndetshme. Megjithatë, nuk e përjetoja keq këtë gjë dhe nuk e kam vuajtur bullizmin, pasi bëja ironi me peshën time. Nga mbipesha mua më dhimbnin këmbët me këpucë të sheshta. Mjeku ortoped më tha se gjithë verën do të rrija me atlete, sepse do të përdorja një shollë këpuce specifike, për këtë arsye vendosa të dobësohesha. Nuk ndoqa ndonjë dietë specifike, por 3 muajt e parë rashë shumë, 6 kilogramë. Më pas gjatë 3 viteve humba 35 kliogramë”, -ka treguar Rudina.