Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix. Xhudistja me origjinë nga Kosova mposhti izraeliten Gili Cohen në finalen e zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit. Pasi mori medaljen e argjendtë në Grand Slam - Abu Dhabi dhe medalje ari në Grand Prix - Tashkent, vitin e kaluar, ajo na bëri sërish krenarë në këtë fillim viti.

Fillimisht Majlinda mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa më pas, në çerekfinale, fitoi ndaj zvicerianes Fabienne Kocher. Për të mposhtur Gili Cohen dhe për të marrë medaljen e arit, Kelmendit iu deshën vetëm 35 sekonda. Një tjetër sportiste nga Kosova pritet të garojë sot në xhudo. Ajo quhet Loriana Kuka dhe i përket kategorisë 78 kilogramë, ndërsa Kelmendi, kategorisë 52 kilogramë.