Në rrugëtimin e suksesit, askush nuk është i vetëm! Sidomos kur bëhet fjalë për biznese apo sipërmarrje të rëndësishme që ndër vite kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme në raport me klientët e ndryshëm dhe ata që i kanë besuar pa kushte. Një prej tyre është Ital Optik. Ishte viti 1994 kur për herë të parë, dyqani Ital Optik u bë pjesë e zgjedhjeve të qytetarëve dhe klientë që kërkonin "vizionin e së ardhmes", një shikim të pastër, të qartë, mbi të gjitha elegant dhe modern. Gama e gjerë e markave më prestigjioze të syzeve të diellit, por edhe ato optike u zgjerua vit pas viti, për të mbërritur në stadin që është sot: 25 vite bashkë me mijëra klientë që i kanë parë gjithmonë me optikën e zgjedhjes së parë, të mirëmenduar dhe të besuar.

Ital Optik është e para optikë private e hapur në Shqipëri! Gjithmonë me synimin për të qenë sa më afër zgjedhjeve të klientëve, markat e syzeve më prestigjioze gjenden aty, si Ray Ban, Victoria Beckham, Anna Hickmann, Le Specs, e shumë brande të tjera ndërkombëtare IN, që aktualisht rezultojnë si markat më të suksesshme edhe në botë.

Ital Optik është zgjedhja e parë dhe absolute e shumë personazheve të njohur shqiptar, duke filluar nga ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë, si Z. Sali Berisha, ish-kryeministrat më në zë në vend si Fatos Nano e Bashkim Fino, klientë të tjerë potencial të kësaj optike janë figura të rëndësishme nga fusha e politikës, medias, biznesit, përfshirë këtu edhe gjithë familjen mbretërore, si Mbretëresha Geraldinë, Leka i I, Leka i II-të, etj.

Nuk mund të ishin jashtë kësaj kategorie artistët më të famshëm shqiptarë, ata që kontaktin e parë e kanë me veten, por edhe me publikun, si imazhe të njohura dhe me mjaft influencë në fushat ku ata operojnë, në muzikë, aktrim, shoëbiz, e plot zhanre të tjera të artit dhe kulturës. Ndër të famshmit shqiptar që kanë përzgjedhur ndër vite markat prestigjioze që gjenden tek Ital Optik, janë Jonida Maliqi, Alketa Vejsiu, Armina Mevlani, Arilena Ara, Nora Istrefi, Eneda Tarifa, Robert Berisha, Rovena Dilo, Rudina Dembacaj, Aleksandër dhe Renis Gjoka, Flori Mumajesi e plot figura të tjera të famshme. Gjithashtu, edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, që me veprat dhe letërsinë e tij ka ridimensionuar imazhin e Shqipërisë në botë, përmes penës dhe kryeveprave të tij letrare, kur vjen puna e zgjedhjes së syze ai ndër vite i beson Ital Optikës.

Pa harruar fashion bloggeret më me ndikim në botën e modës vendase, por edhe asaj të huaj! Kush më mirë se ato mund të bëhet pararojë e zgjedhjeve moderne dhe më IN të momentit, sa i takon syzeve të diellit dhe atyre optike! Sepse tek Ital Optika ju gjeni syzet ekskluzive optike por edhe ato të diellit, nga markat më të njohura në botë.

Liderë në tregun shqiptar, Ital Optika me eksperiencën e konsoliduar mbi 25 vjeçare është gati që bashkë me ju të ndjekë suksese dhe sfida të reja, në rrugëtimin e viteve që do të pasojnë!