Kur takojmë dikë për herë të parë mundohemi që të lëmë një përshtypje të mirë. Veshja është një pjesë e rëndësishme e imazhit tonë, prandaj çdo mangësi vihet re direkt. Mirëpo, fatmirësisht në ditët që jetojmë është shumë e lehtë të informohemi për trendet e reja të veshjeve, rregullat që duhen ndjekur për t’u dukur sa më bukur. Prandaj, ne ju këshillojmë të lexoni më poshtë për të mësuar disa rregulla themelore që mbase ju vijnë në ndihmë:

Kospsa e mesme e një xhakete nuk duhet mbyllur asnjëherë. E sipërmja varet nga humori juaj. Ndërsa kopsa e poshtme nuk duhet të mbyllet kurrë.

3-4 aksesorë janë tepër. 2 janë mjaftueshëm.

Kur vishni një këmishë nuk duhet të zbërtheni më shumë se dy kopsa.

Kollarja juaj duhet të jetë e gjatë deri tek rripi i pantallonave.

Zgjidhni ose një fund të shkurtër me jakë të mbyllur, ose një fustan të gjatë me jakë të hapur.

Nëse keni veshur një këmishë pa xhaketë nuk ka nevojë të vendosni një kollare.

Nëse keni vendosur këmishën në pantallona, ju duhet patjetër një rrip.

Rripi i pantallonave duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë me këpucët.

Mos vishni rroba me shumë dizenjo të dukshme.

Çorapet tuaja duhet të jenë të gjata mjaftueshëm që kur te uleni mos t'ju duket këmba.