Ai stil që lindi nga Kim Kardashian e më pas u përhap në të gjithë botën, në të vërtetë nuk mbeti vetëm te një fustan. Ikona e njohur e bukurisë dhe stili i saj kthehet në trend vetëm pak orë pasi prezantohet një gjë e re dhe kështu ka ndodhur edhe me fustanin e famshëm prej lëkure.

Vetëm pak kohë pas Kim-it, në Shqipëri, edhe Lori Hoxha zgjodhi të njëjtën veshje nude, dhe pas saj, edhe shumë vajza të njohura të modës ia përshtatën trupit të tyre veshjen ikonë.

Bleona ishte gjithashtu ndër të parat që zgjodhi të njëjtin stil fustani, madje për disa net kur ishte pjesë e YFSF në Tv Klan. Pas fustanit, Bleona guxoi edhe me një ‘bodysuit latex’, të cilin më vonë e përdori gjerësisht edhe në videoklipet e saj (edhe me ngjyrë të kuqe).

Këngëtarja shqiptare njihet për stilin ekstravagant, me të cilin eksperimenton gjithmonë, por nuk është e vetmja. Edhe Dua Lipa, këngëtarja e famshme e tregut muzikor ndërkombëtar, është gjithashtu e famshme për stilin e saj unik në veshje.

Gjithmonë në ngjitje për t’u kthyer në ikonë stili, veçse në ikonë muzikore, Dua kishte zgjedhur një bodysuit për festën e ditëlindjes. Me flokët stil 'Bob', me një grim të theksuar, Dua tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas fotos që postoi në Instagramin e saj.

Në fakt, edhe aktorja turke, Merve Boluğur, zgjodhi të njëjtën veshje bodysuit vitin e kaluar. Edhe pse ndonjëherë veshjet e Bolugur nuk janë të komentuara mirë, sa herë ajo zgjedh të njëjtin stil me Dua-n, vëmendja është e madhe, edhe pse në këtë mes ka gjithmonë një diferencë.

Po sa kushton veshja e preferuar e këngëtareve shqiptare?

Zgjedhja e Lipa-s nga Alexander Wang nis jo më pak se 400 dollarë, por, natyrisht, në koleksionet e reja, çmimet janë edhe më të larta.

Bleona u komentua shumë për veshjen e saj vitin e kaluar kur ishte pjesë e disa intervistave në Shqipëri, por edhe gjatë xhirimeve për këngët e saj të reja. Edhe në setet fotografike, Bleona e ka të preferuar body-n e saj të zi (ose të kuq) me dekolte të theksuar.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

“red pill or the blue pill... choose wisely” 🔴🔵

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Por edhe Dua Lipa, në festën e fundit, tërhoqi sytë e të gjithë botës. Vajzat shqiptare, edhe një herë treguan se dinë të qëllojnë në shenjë e të jenë seksi kur është fjala për evente speciale.