Dukesha e Sussex Meghan Markle është bërë një shembull për t’u ndjekur dhe vajzat frymëzohen nga stili i saj. Dukesha e ditëve moderne në çdo dalje publike qëllon në shenjë me veshjet e saj. Edhe kësaj radhe Meghan nuk na ka zhgënjyer me fustanin nudë nga Brandon Maxweell dhe me xhaketën në po të njëjtën ngjyrë nga Carolina Herrera. Edhe këpucët nga Aquazzura Meghan i ka zgjedhur në po të njëjtën familje ngjyrash. Mirëpo, sa kushton kjo veshje e Meghan?

Xhaketa e Dukeshës kushton 2195 dollarë, ndërsa fustani ka vlerën e 1895 dollarëve. Po këpucët? Ato kushtojnë 695 dollarë. Pra në total, kjo veshje kushton 4785 dollarë. Jo pak apo jo?