Meqenëse nga familja mbretërore nuk zbulohet asgjë në lidhje me gjininë e fëmijëve që pritet të vijnë në jetë, tradita as këtë herë nuk është thyer. Meghan Markle është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ende nuk dihet gjinia e foshnjës që do të vijë në jetë pas pak muajsh. Edhe pse një pjesë e mirë besojnë se dukesha është në pritje të një vajze, në fakt, parashikimi i mjeshtrit kinez të Feng Shui-t, ka zbuluar se gjinia e foshnjës që presin Meghan Markle dhe Princ Harry është djalë.

 “Ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”,- është shprehur Thiery Chow, mjeshtri kinez i Feng Shui.

Megjithatë, ende asnjë konfirmim zyrtar nuk ka ardhur nga Pallati Mbretëror dhe, me sa duket, nuk do të ketë derisa Meghan të lindë në prill.

Viti kinez sapo ka hyrë në Vitin e Derrit dhe mjeshtrit e Feng Shui-t parashikojnë trazira edhe për udhëheqësit botërorë si presidenti Donald Trump.