Meghan Markle dhe Princi Harry po bëhen gati për të pritur fëmijën e tyre të parë në prill të këtij viti. Gjatë kësaj faze të pritjes së ëmbël, Dukesha e Sussex-it po ndihmohet nga një “doula” (një grua, zakonisht pa një trainim formal obstetrik, e cila punësohet për t’i ofruar udhëzime dhe mbështetje një gruaje shtatzënë gjatë periudhës së pritjes së ëmbël).


Burime të afërta nga familja mbretërore thanë për Us Weekly se Dukesha e Sussex ka punësuar një “doula”, e cila viziton shtëpitë e çiftit në Oksfordshire dhe në Kensington Palace rregullisht. "Meghan është përqendruar në pritjen e ëmbël dhe për momentin do që të jetë e qetë dhe pozitive derisa të vijë koha të lindë - ajo beson shumë se energjia e mirë e bën edhe më të qetë periudhën e shtatzënisë",- tha burimi. Që kur u publikua lajmi i shtatzënisë, në tetor 2018, Princi Harry gjithashtu është duke bërë të pamundurën për t’i qëndruar afër bashkëshortes në mënyrë që ajo t’i kalojë sa më qetë këto muaj të ëmbël. "Ai po bën gjithçka që mundet për të siguruar që Meghan të jetë e lumtur”,- shton më tej burimi.

Edhe pse ende nuk ka një datë të saktë, Meghan pritet të lindë në pranverë. Aktualisht, 37-vjeçarja pret të zhvendoset në shtëpinë e re në Cottage Frogmore, e cila është rinovuar para se fëmija të vijë në jetë. “E vetmja gjë që mungon në shtëpinë e re është një laborator për ekot në qendër të vilës Frogmore”,- tha burimi. Pavarësisht faktit se transferimi mund të jetë stresues, Meghan dhe Harry kanë qenë "të qetë" dhe "të lumtur” për të jetuar veç familjes së madhe mbretërore.