Numri i njerëzve të prekur nga gripi po shtohet dita-ditës edhe në vendin tonë. Gjendja po bëhet alarmante, sidomos për ata të cilët vuajnë edhe nga komplikacione të tjera. Në Sanatoriumin e Tiranës deri më tani kanë humbur jetën dy persona. Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë ka ndërruar jetë sot, rreth orës 10:30. Mjekët bëjnë me dije se reparti i reanimacionit është i mbushur me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.

Burimi: Top Channel