Prej disa orësh në media po qarkullon lajmi se çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë në pritje të fëmijës së parë. Në fakt, ka qenë një foto e Turit, që ai vetë ka zgjedhur ta postojë në Instastory, ajo që i ka bërë lëmsh të gjithë.

Fotoja e këpucës së tij dhe e këpucës së një bebi, ishte kompozimi dhe mesazhi i saj, çka lanë të kuptohet se Orinda është në pritjen e ëmbël. Ne të revistës Class vendosëm që ta pyesim vetë, moderatoren e "Jo vetëm modë", në lidhje me këtë situatë dhe ajo na u përgjigj kështu: "Kemi qenë në fundjavë tek disa miqtë tanë që kanë fëmijë dhe më i vogli është 6 muajsh. E tij është këpuca", u shpreh ajo.

Me siguri kur Orinda të ketë një lajm të vërtetë në lidhje me shtatzëninë, do e ndajë atë edhe me publikun e gjerë dhe fansat e shumtë.