Dukesha e Kembrixhit është padyshim një nga personazhet publikë me më shumë stil. Të gjithë sytë janë tek ajo në çdo dalje publike dhe nuk kalon asnjëherë pa u komentuar, madje edhe kur vesh veshje të ricikluara. Edhe kësaj radhe dukesha ka ditur të tërheqë vëmendje me veshjet e saj, te të cilat mbizotëron një ngjyrë, jeshilja. Çdo nuancë e jeshiles duket se po preferohet gjithnjë e më shumë nga të gjithë, jo vetëm nga Kate.

Një nuancë guximtare e jeshiles është edhe ky fustan që dukesha zgjodhi ta kombinonte me geta të zeza dhe gjysmëçizme në po të njëjtën ngjyrë (fotoja sipër). Po ashtu, dukesha na tregoi se di si të vishet e gjitha me jeshile dhe të duket prapë bukur.

Nëse një ngjyrë e tillë mungon në gardërobën tuaj, keni ende kohë ta bëni pjesë të saj para se të mbarojë dimri.