Prilli është afër dhe Meghan me Harry-n janë gati për t’u bërë prindër për herë të parë. Por ka akoma diçka për të cilën çifti mbretëror nuk po merren vesh mes tyre. Sipas “The Sun”, Doria Ragland është gati për të marrë një rol shumë të rëndësishëm.

Dukesha e Sussex-it, në fakt nuk ka pranuar që të ndihmohet nga një dado, ashtu siç ka bërë Kate me tre fëmijët e saj, por kërkon që të jetë gjyshja Doria ajo që do t’i japë ndihmën e parë.

Annabel Murphy, eksperte e familjes mbretërore, ka thënë për “The Sun”: "Mendoj se e ëma e Meghan do të jetë shumë e rëndësishme për javët e para të saj pas lindjes. Si të gjitha nënat, edhe ajo do të jetë ndihmesë shumë e mirë. Më shumë, gjatë atyre javëve është mbështetja e nënës së saj.

Po kështu, ekspertja tregon se në UK, Meghan ka edhe shumë mikesha, por për ditët e para pas lindjes, ajo nuk do askënd tjetër veç së ëmës.

Ky vendim, në fakt, nuk është pritur mirë nga Harry dhe nga familja mbretërore. Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të marrë Meghan dhe familja mbretërore, por e sigurt është që gjyshja Doria do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë atyre ditëve pas lindjes.