Para se princi William të bëhej njeriu familjar dhe serioz që njohim sot, ka pasur edhe ai romancat e veta. Në një libër të publikuar në lidhje me jetën e anëtarëve të familjes mbretërore, është rrëfyer më shumë për një romancë që princi ka pasur para se të njihej me Kate-in. E dashura e princit në atë kohë quhej Arabella Musgrave, e cila sot është PR e Guccit. Arabella është një vajzë shumë e bukur dhe e kuptojmë shumë mirë se pse ia kishte vjedhur zemrën William-it.

Sipas librit, ata ishin shumë të dashuruar dhe kalonin shumë kohë së bashku. Madje, edhe pasi shkoi në kolegj, William kthehej gjithmonë në fundjavë për të kaluar kohë me të dashurën e tij. Më pas, në kolegj ai njohu Kate-in dhe nuk e dimë çfarë ndodhi me historinë e tij me Arabella-n, por dimë që si ajo, edhe princi sot janë lumturisht të martuar.