Pas rastit të vajzës nga Kavaja, një tjetër rast përdhunimi ka tronditur sot opinionin publik edhe në Kosovë. Një 16-vjeçare nga Drenasi është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj. Pas ngjarjes së rëndë e mitura i është drejtuar rajonit të policisë për ta denoncuar këtë rast, por është përballur me një tjetër abuzim.

Efektivi i policisë pasi ka marrë dëshiminë e saj, e ka fotografuar të zhveshur dhe i ka bërë shantazh duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Sipas Balkanweb, dyshohet se ai ka abuzuar 2 vite rresht më të miturën, të cilën e ka lënë edhe shtatzënë dhe më pas e ka detyruar të abortojë. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, vajza ka tentuar t`i japë fund jetës.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on

Nisur nga kjo ngjarje protesta të shumta janë organizuar ditën e sotme në Kosovë. Protestave iu janë bashkuar edhe personazhe të njohur si Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Eliza Hoxha etj.