Deri tani mund të keni menduar se ushqimet që po konsumoni për mëngjes janë të duhurat, por mund të keni qenë duke menduar gabim. Po sikur t`ju themi që ushqimet që po konsumoni për mëngjes nuk janë aspak të ushqyeshme, përmbajnë shumë sheqer dhe për më tepër do t`ju bëjnë të ndiheni të uritur shumë shpejt? Këto janë 7 llojet e ushqimeve që nuk duhet t`i konsumoni asnjëherë në mëngjes.

Drithërat

Shumica e drithërave janë të pasura në sheqer të shtuar dhe të varfëra në proteina apo fibra. Prandaj, me shumë mundësi do të filloni të ndiheni të uritur shumë shpejt.

Sanduiçët e paketuar

Një sanduiç i bërë me vezë dhe perime në shtëpi mund të jetë i shëndetshëm, por jo ata që blini në dyqan. Sanduiçët e paketuar mund të përmbajnë sodium, konservantë dhe yndyrna të pashëndetshme.

Lëngjet jeshilë

Sigurisht që perimet që përdoren për lëngjet jeshilë janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, por frutat që i shtohen për ta ëmbëlsuar atë përmbajnë shumë sheqer. Po ashtu, këta lëngje janë të varfër në fibra dhe proteina duke u bërë të papërshtatshëm për t`u konsumuar në mëngjes.

Kosi i frutave

Mund të keni menduar se kosi i frutave ju bën mirë, por na lejoni t`ju themi që të gjitha bulmetrat e fermentuar përgatiten njësoj. Më mirë përgatiteni vet në shtëpi dhe ëmbëlsojeni me mjaltë për ta kthyer në një ushqim të shëndetshëm për t`u konsumuar në mëngjes.

Tërshëra e përzier

Paketimet e blera në dyqan mund t`jua bëjnë mëngjesin shumë të thjeshtë, por në përgjithësi janë të mbushura me sheqer dhe të varfëra në fibra. Më mirë përgatiteni në shtëpi, pasi mund ta kontrolloni edhe sasinë e sheqerit.

Tostë me gjalpë

Nëse ju pëlqen gjalpi duhet të keni shumë kujdes me gjalpin që përdorni. Shmangni gjalpin e paketuar që shitet në dyqane, pasi mund të ndikojë në sasinë e kolesterolit dhe mund të shkaktojë diabet ose sëmundje të zemrës.

Kafe

Një filxhan kafe mund t`ju bëjë shumë mirë, por ajo kurrë nuk mund të zëvendësojë vaktin e mëngjesit. Kafeina mund t`jua largojë oreksin për momentin, por do të ndiheni të uritur shumë shpejt.