Siç është bërë e ditur dje, shumë qytetarë janë mbledhur sot në Tiranë për të marshuar kundër abuzimit seksual. Kjo nismë u ndërmor pas dy ngjarjeve të rënda të përdhunimeve që tronditën opinion publik, ai i 14-vjeçares nga Kavaja dhe ai i 16-vjeçares nga Drenasi.

“Marshojmë heshtur kundër dhunës seksuale, normalizimit të dhunës duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale, të dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë. Ah dhe që të jemi të qartë, pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim”, -shkruhej në njoftimin e publikuar dje.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

Njoftimi për këtë marshim të heshtur ka qarkulluar dje në të gjitha rrjetet sociale dhe të shumë kanë qenë njerëzit që i janë bashkuar, madje nuk kanë munguar personazhet e njohur që janë bërë pjesë e marshimit. Aurela Gaçe, Fatma Haxhialiu, Rudina Dembacaj etj. janë bashkuar në marshim.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on