Familja Kardashian di si të organizojë festat më të bukura që na kanë zënë sytë. Pas festës madhështore që Kim organizoi për fundvit çfarë s`mund të presim nga ata. Sigurisht që 1-vjetori i vogëlushes Stormi pritej që të ishte një superfestë, por ndodhi që festa e parashikuar nuk arriti të realizohej në kohë për shkak të shiut. Megjithatë, Kylie organizoi një festë në minutën e fundit, ndërsa festën e vërtetë e ka ralizuar më në fund dje.

Edhe pse me vonesë Kylie ka arritur bëjë një festë ëndrrash për vogëlushen e saj. Festa quhej “Bota e Stormit” që ishte një homazh i albumit të fundit të Travis Scott, “ASTROWORLD”. Në hyrje të festës ishte fytyra e Stormit, ku njerëzit hynin përmes ‘gojës’ së saj. Në brendësi ishte një botë më vete; karnavale, kopsht fluturash, një dyqan me rroba për fëmijët e ftuar, ushqime në kuti Luis Vuitton, animatorë, arusha gjigantë dhe çdo gjë tjetër.

Mirësevini në 'Botën e Stormit'

Stormi me kushëririn e saj Mason Disick

Gjyshja Kris me mbesën Dream bënin xhiro me karusel

Torta magjike ishte e zbukuruar me lule dhe me një karusel në majë

Mami teksa pozon me animatorët

DJ Khaled teksa i jep Stormit dhuratën e tij që është një çantë e vogël Chanel

Dyani i Stormit