Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të pëlqyer të “Portokallisë”, të cilin e karakterizon gjithmonë humori. Por kësaj radhe Rezi e ka lënë mënjanë humorin dhe ka vendosur të ndajë me publikun një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur dhe që e ka ndjerë të nevojshme të shpërthejë në rrjetet sociale. Me anë të një sërë postimesh në Instagram, aktori ka treguar se e dashura e ka tradhtuar.

Sipas tij, ajo ka pasur katër lidhje paralele. Ai nuk ka hezituar aspak të bëjë publike detaje rreth ish të dashurës si foto apo edhe emrin e saj. Po ashtu, ai ka publikuar një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer kundër vajzës.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, por s`kam ç`bëj me një që mban katër njëkohësisht. Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai”, -ka shkruar ndër të tjera Veleshnja.