Luis Vuitton është një ndër markat e luksit që preferohet më shumë dhe të gjitha krijimet e tij tërheqin gjithmonë vëmendje. Një prej këtyre krijimeve është edhe çanta që marka e famshme ka krijuar. Një kuti buzëkuqi me zinxhir është produkti i fundit që Luis Vuitton ka hedhur në treg dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kutia në përmasat e buzëkuqit ka edhe një zinxhir për ta bërë më të lehtë për ju që ta merrni me vete dhe sigurisht që ka monogramin e firmës. Kështu nuk do të keni më nevojë për një çantë, pasi gjithçka që do t`ju duhet të merrni me vete është vetëm një buzëkuq. Kutia në formë cilindri mund të mbahet si një çantë, si varëse apo si aksesor. Është e vlefshme në ngjyrë ari dhe argjendi dhe është e pajisur edhe me një pasqyrë. Duke qenë se po afron Shën Valentini mund të ishte një dhuratë e veçantë, vetëm kini parasysh që kushton 1,390 dollarë.