Shfaqja “Pamje nga Ura” e shumë viteve më parë mbetet edhe sot jo vetëm një prej realizimeve më të mira të teatrit shqiptar, por edhe një vepër shumë e rëndësishme për aktoren Olta Gixhari, e cila, nëse nuk do të luante në një dramë si ajo, sot mund të mos ishte Olta që njohim të gjithë.  “Pamje nga ura” ka ndikuar shumë në famën e Olta Gixharit, por zgjedhja që profesori i saj, Timo Flloko, i bëri për veprën nuk paska ndikuar aspak për të ndikuar në simpatinë e saj për të.

Natyrisht, mes profesorit dhe regjisores së njohur Vera Grabocka, Olta nuk do të zgjedhë ‘cilin më shumë’, por nëse i vjen ky rast, ajo nuk druhet ta pranojë hapur.

E ftuar sot në “E Diell” përballë Edi Manushit në “Këndi i së vërtetës”, pas pyetjes cili e do atë më shumë, Timo Flloko apo Vera Grabocka, Olta u përgjigj: “Unë di cilin dua unë më shumë…” dhe meqenëse i ngacmoi Manushit pyetjen tjetër, Olta tha: “Unë i dua të dy, por është e vështirë t`i rezistosh energjisë magjike të Vera Grabockës.”