Një seri postimesh me fjalë fyese për të dashurën në Instagram ka shoqëruar gjatë gjithë ditës profiling e aktorit të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja. Të githë ndjekësit janë habitur nga deklaratat nga më fyeset për të dashurën që “aktori” shkruante në Instastory-n e tij. Fillimisht, ishte një bisedë në Whatsapp e më pas dedikime dhe ofendime ndaj vajzës që tani është ish-e dashura e tij. Rezarti tregon se ai ka zbuluar që ish-partnerja e kishte tradhtuar, madje ajo mbante 4 lidhje përnjëherësh. Ai nuk ka nguruar t’i përmendë emrin gati në çdo postim, madje dhe t’i bëjë tag, duke i zhvilluar kështu “një gjyq publik”, së bashku me ndjekësit që e mbështesnin.

Por pak minuta më parë, Rezi i ka fshirë të gjitha këto postime, dhe ka shpjeguar situatën. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim 13 orë për në Ëashington.

Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”,- është shprehur ai.